Është duke u zhvilluar Konferenca Kombëtare me tematikë “Dimensioni i Integritetit në funksionin e Magjistratit. Angazhimi ndaj Drejtësisë” organizuar nga Shkolla e Magjistraturës dhe Projekti i Binjakëzimit me Bashkimin Evropian, pjesë e së cilës është dhe ceremonia e diplomimit të brezit 2022-2025 e kandidatëve për magjistratë.
Aktivitetin e përshëndetën drejtues dhe personalite të larta të institucioneve të sistemit të drejtësisë me mesazhet e tyre për integritetin dhe kandidatët që diplomohen.
Konferenca vijon me zhvillimin e 3 paneleve, të cilat fokusohen tek
- profesionalizmi dhe angazhimi ndaj pavarësisë, papaanësisë dhe ndershmërisë në kuptimin e aftësive dhe kompetencave të magjistratëve;
- llogaridhënia, kurajoja morale dhe respekti për shtetin e së drejtës;
- integriteti dhe roli social i magjistratit: modeli kulturor dhe ndërveprimi në komunitet.
Aktiviteti do të përmbyllet me ceremoninë e diplomimit të kandidatëve për magjistratë të brezit 2022-2025, të cilët nisin rrugëtimin e tyre profesional si magjistratë në detyrë.